Celebrities Showbiz

Eduart Grishaj tregon për shtatzaninë e Arbanës, a janë në pritje të një vajze?!

Një lajm shumë i bukur u bë me dije nga vetë nga Arbana Osmani mbrëmjen e të premtes gjatë finales së madhe të “Big Brother VIP”. Kujt i kishte shkuar në mendje se “BBV” këtë vit është prezantuar nga dy yje? Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë moderatorja, e cila u tregoi banorëve  dhe publikut se është shtatzënë.

Ajo nuk tregoi sa muajshe është dhe tha se gjininë e bebit do e bëjë të ditur njëherë tjetër. Arbana është mama e Jonit dhe Diellit. Bebi që do të vijë në jetë do të ketë vetëm dy vite diferencë me vëllain e vogël. I ftuar në “Wake Up”, partneri i saj dhe njëkohësisht regjisori i “Big Brother VIP”, Eduart Grishaj ka diskutuar mbi të pathënat e këtij spektakli, por u ndal gjithashtu dhe tek lajmi i bukur.

Gjatë kësaj fundjave ti nuk ke marrë urime vetëm për “Big Brother VIP” por edhe për një lajm shumë të bukur që vetë Arbana e tha në nisje të finales.  Portalet kanë shkruar pafund lajme duke aluduar për gjininë, për muajin e shtatzanisë…Tani ne duam ta dëgjojmë për herë të parë nga ti, a do të bëheni me një vajzë apo djalë?

Jo akoma nuk e dimë, nuk e kemi parë akoma. E kam parë nëpër portale që është gocë. Më mirë nuk po them që e dua gocë sepse nëse bëhem me çun dhe e shikon këtë emicion pastaj… (qesh) Rëndësi ka që fëmija të jetë i shëndetshëm.