A Live Night Celebrities Gossip Music Showbiz

Elhaida për fitoren në Top Fest: “Më ka sjellë me këmbë në tokë…”

Elhaida Dani mbetet një nga artistet më të talentuara dhe të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, që dita-ditës na bën edhe më shumë krenarë me arritjet e saj. Sukseset e saj tashmë janë kthyer në ndërkombëtare dhe Elhaida po vazhdon të ngjitet me hapa galopantë në karrierën e saj. Puna e saj flet vetë për të, duke hasur në suksesshme të njëpasnjëshme edhe në skenat e huaja.

Teksa, intervistat e saj janë shumë të rralla, përpos sukseseve të saj që të gjithë tanimë i dimë, ndjekësit nuk e njohin artisten pak më shumë. E një ndër arritjet e saj më të mëdha ka qenë padyshim fitorja e Top Fest që ka ndodhur në një moshë të vogël për këngëtaren. Çfarë emocionesh përjetoi, na i zbulon vetë Elhaida.

Pas kësaj fitoreje më vjen kontrata me një ndër televizionet më prestigjoze në Shqipëri ku duhet të punoja si ‘back vokaliste’ dhe nga ky moment prapë vazhdojnë kërkesat për të marrë pjesë në festival jashtë Shqipërie dhe në eksperiencën e parë dola fituese në Mal të Zi. Pas kësaj eksperience kam shtuar kurrikulumin tim. Nuk e di sa çmime më janë shtuar nga periudha e ‘Star Academy’ deri te Top Fest. Merrja pjesë në një festival, fitoja dhe këtu fitova gjithë vetbesimin. Këtu fillova të ëndërroja, po sikur të prek një vend më të madh se Ballkani. Pas gjithë këtyre eksperiencave, kthehem në Shqipëri dhe ishte nata finale e Top Fest dhe nata finale ka qenë ajo që më ka sjellë me këmbë në tokë. S’më besohej. Isha 18 vjeçe, nuk e kisha idenë se çfarë ndodhte rreth meje, isha në shok total.