Showbiz

Elsa Hosk modelja më e privilegjuar në sfilatën e “Victoria’s Secret”

Vetëm pak ditë kanë mbetur nga sfilata më e rëndësishme e vitit “Victoria’s Secret” që këtë vit si asnjëherë tjetër do të sjellë plot 60 modele në pasarelë.

Ajo çfarë është e veçantë në këtë sfilatë është fakti që çdo vit një ndër engjëjt zyrtar ka fatin të jetë në qendër të vëmendjes pasi do të shfaqet e veshur me “Fantasy Bra” një veshje e personalizuar e gjitha me gurë të çmuar “Svarowski” që kushton plot 1 milionë dollarë.

Elsa Hosk është e përzgjedhura e këtij viti në sfilatën e madhe që do të mbahet në New York ku mes të tjerëve ashtu siç u konfirmua edhe më parë do të performojnë Rita Ora dhe Bebe Rexha.