Showbiz

Emocionohet Ava Max, posteri i saj tashmë në “Times Square”

Ajo është një ndër emrat më të ri të muzikës që tërhoqi vëmendjen dhe u vlerësua për projektin e saj muzikor “Sweet but Psycho”.

Një tjetër këngëtare shqiptare, me origjinë nga Saranda na ka bërë të gjithëve sërish krenarë dhe falë talentit të saj, Ava po korr sukses pas suksesi.

Së fundmi në “New York Times Square” është shfaqur posteri i saj ku “Spotify” promovon këngën më të re të saj, “So Am I” që është pëlqyer shumë edhe nga publiku.

Në këtë vend shfaqen vetëm emrat për spikatur të industrisë muzikore apo reklama me emra të njohur të modës dhe për Ava Max kjo është një arritje me tepër.

Teksa e ka postuar këtë moment edhe në rrjetet sociale ajo u shpreh e ka të vështirë ta besojë këtë gjë por është pa fund mirënjohëse të gjithë atyre që e kanë mbështetur.