Celebrities Gossip Showbiz

Enca do të niset për pushime dhe ‘arsyeja’ nuk është për t’u shplodhur…

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Gjithmonë Enca njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese e tanimë jemi mësuar të presim prej saj vetëm surpriza e sidomos prej udhëtimeve të saj të shumta. Vetëm pak më parë, artistja na tregoi se do të niset për pushime, por këtë herë arsyeja nuk është për t’u shplodhur, por për të gjetur inspirim për projektet e saj të reja muzikore.

Gati për udhëtimin e radhës për të gjetur inspirim për muzikën

Ka kaluar shumë kohë që kur Enca ka publikuar një projekt muzikor dhe duket se ka nisur nga puna për një këngë të re. Këtë na e ka treguar vetë këngëtarja me anë të një postimi, ku ka ndarë me ndjekësit një foto të një mikrofoni dhe na tregon se po punon me regjistrimin e surprizës së saj.

Artistja njihet për deklaratat e saj të fuqishme që gjithmonë bëjnë shumë bujë, duke trazuar rrjetin e një ndër to ka qenë dhe kur ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë mama.