Celebrities Gossip Showbiz

Enca kërkon ndihmën e ndjekësve për…

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Gjithmonë Enca njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese e tanimë jemi mësuar të presim prej saj vetëm surpriza. Jo vetëm në veshje, por artistja shpesh eksperimenton dhe me flokët e saj. Së fundmi ajo na ka surprizuar duke u shfaqur me flokë të kuqe në nuanca të ndryshme. E për të vendosur se cila i shkon më shumë, bukuroshja ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj.

E kuqe e errët apo e lehtë 

Ka kaluar shumë kohë që kur Enca ka publikuar një projekt muzikor dhe duket se ka nisur nga puna për një këngë të re. Këtë na e ka treguar vetë këngëtarja me anë të një postimi, ku ka ndarë me ndjekësit një foto të një mikrofoni dhe na tregon se po punon me regjistrimin e surprizës së saj.

Artistja njihet për deklaratat e saj të fuqishme që gjithmonë bëjnë shumë bujë, duke trazuar rrjetin e një ndër to ka qenë dhe kur ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë mama.