Celebrities Gossip Showbiz

Eni Vasili ndan një fotografi shumë të ëmbël me vajzat e saj dhe ju dedikon fjalët më të ngrohta!

Më 6 korrik të këtij viti gazetarja e njohur Eni Vasili u bë nënë për herë të parë. Ajo lindi dy vajza binjake të cilat i pagëzoi me emrat Sofi dhe Nikol si trashëgimi e emrave të gjyshes së bashkëshortit dhe babait të saj.

Megjithatë, Eni njihet për natyrën e saj diskrete, ndaj dhe postimet me të bijat janë të rralla. Pas fotografisë ku shfaqej teksa mbante duart e vogëlusheve të saj nga ‘takimi i parë’ i tyre, duhej të prisnim plot një muaj për të parë pak më shumë.

Pak më parë, moderatorja dhe gazetarja publikoi në llogarinë e saj disa momente dhe fotografi të vajzave të saj gjatë këtij 1- mujori të parë me to, duke u siguruar që të mos zbulojë portretin e tyre.