Celebrities Gossip Showbiz

“Erdhi në jetë…”, Kiara Tito merr surprizën e bukur nga një adhuruese e saj!

Pas suksesit në BBV, moderatorja përveç se ka qenë pjesën më të madhe të kohës në qendër të vëmendjes, tashmë ka krijuar brandin e saj të rrobave të banjës, për të cilin është shprehur se e kishte ëndërr, dhe së fundmi po “korr” tjetër sukses nga moderimi i “Kepit të VIP-ave”.

Duket se dashuria e adhuruesve për Kiarën vijon akoma. Një prej tyre ka vendosur që emri i vajzës së saj të jetë Kiara. Ajo i ka dërguar një foto moderatores, ku i tregon bebushen dhe emrin që kishte zgjedhur.

Një princeshë tjetër si ty, Kiara erdhi në jetë

Me jetë të gjatë Kiara e vogël

Së fundmi Kiara ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të koleksonit të saj të rrobave të banjës e gjithashtu ka qenë imazhi i kopertinës së një reviste. Në foton e postuar në Instagram të revistës, Kiara i ka kthyer përgjigje një prej ndjekëseve.