Celebrities Gossip Showbiz

Ermal Mamaqi: “Nuk doja të isha i famshëm por i pasur”

Në kuadër të realizimit të serialit të tij më të ri “H.O.T” (Humans Of Tirana), Ermal Mamaqi është në qendër të vëmendjes dhe së fundmi ka dhënë intervista pa fund për të promovuar projektin e tij më të ri.

I ftuar në “Soiree” për të folur më tepër rreth serialit, që do të përmbajë histori që ndodhin në kryeqytet, moderatorja e pyeti Ermalin nëse ka patur një ëndërr të madhe që Tirana ia ka thyer.

Regjisori u shpreh se gjatë jetesës në Tiranë ka bërë një zbulim. Gjatë fillimit të karrierës së tij ai dëshironte të shoqërohej me njerëz të famshëm që të bëhej i famshëm. Më pas ai kuptoi që personazhet e famshëm nuk ishin aspak ashtu siç dukeshin në ekran dhe kështu vendosi që nga i famshëm dëshironte thjesht që të bëhej i pasur.

Bëra një zbulim, sepse ëndërroja për t’u bërë i famshëm dhe të bëhesha një këngëtar operistik kur isha në Lice, pastaj në Akademinë e Arteve. Kur mbarova Akademinë, kuptova që ëndrra nuk ishte ashtu siç e mendoja unë. Ëndrra ime ishtë të rrija me këta njerëzit e famshëm dhe të bëhesha si këta njerëzit e famshëm. Kur po rrija me këta njerëzit e famshëm, njerëzit e famshëm nuk ishin ashtu siç i mendoja unë dhe m’u thye ëndrra. Pastaj unë vendosa që të mos bëhesha më i famshëm, por të bëhesha i pasur.