Pasó – Euro 2020

Ervin Salianji sheh vetëm blu!

Ditën e sotme në “Pasó – Euro 2020” ishte i ftuar deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe gazetari Eraldo Rexho. Ata diskutuan mbi dinamikën e ndeshjeve të Kampionatit Europian, si dhe parashikuan skuadrat fituese të ndeshjeve të ardhshme. I pyetur për skuadrën më të mirë të këtij Kampionati, Salianji u shpreh si më poshtë.

Objektivisht më mirë ka luajtur Italia.

Ndërkohë, Denisi dhe Albana vijuan me pyetjen e ditës së sotme, se cila është ngjyra dominante e fanellave të ekipeve përfaqësuese dhe sa prej 24 ekipeve e mbajnë këtë ngjyrë? Salianji dha një përgjigje që ndoshta është paksa e parashikueshme.

Unë vetëm blu shoh.

Eraldo bëri parashikimet e tij për ndeshjet e sotme të Kampionatit. Lidhur me ndeshjen Gjermani-Hungari, ai mendon se do të fitojë Gjermania, ndërsa lidhur me Portugali-Francë, ai ka përshtypjen se do të fitojë Franca. Ndërkohë, edhe Salianji u shpreh se e sheh Francën ndër skuadrat pretendente të këtij Kampionati.

Këto e të tjera, u diskutuan ditën e sotme në “Pasó – Euro 2020” nën moderimin e Denisit dhe Albanës. Mos harroni të na ndiqni çdo ditë në Top Albania Radio nga ora 20:00 deri në orën 21:00.