Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Është fitues absolut…”/Rudina Dembacaj analizon lojën dhe krahason BBV2 me BBV3!

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë aktorja e njohur Rudina Dembacaj, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

E shikon Rudina fitues të këtij edicioni Jul Dedën?

Fitues absolut. Ka konkurrencë shumë të fortë nuk e diskutoj. Më pëlqen shumë edhe Heidi. Është një vajzë me shumë botë dhe natyrale, inteligjente. Gjë të cilën e vlerësoj shumë dhe është shumë e kompletuar. 

Sa i përket këtij edicioni të Big Brother VIP gjatë intervistës Rudina zbuloi se sa e ka ndjekur dhe cila është përshtypja e saj në tërësi.

Unë shikoj dhe ndjek më shumë faqen në Instagram të BBV, shoh patjetër ‘prime’-t dhe përpiqem që të mos i humbas përveç rasteve kur unë kam pasur shfaqje. Unë nuk jam dot me një gjykim të ftohtë për Big Brother sepse jam tifoze, shoku im është pjesë e lojës. 

Mua ky BBV më pëlqen shumë. Ndoshta sepse është edhe i vetmi që unë kam ndjekur në mënyrë rigoroze. Jam përfshirë pak por ka shumë personazhe dhe kjo gjë më pëlqen sepse kam vënë re vitin e kaluar ishte personazh Luizi dhe vetëm Luizi dhe të tjerët ishin shoqërues të tij. Luizi hiqte gjithmonë vallen dhe ishin të tjerët që e shoqëronin.