Showbiz

Familja e Tupac Shakur zbulon “1998”, një album me këngë të papublikuara të reperit të ndjerë

Familja e reperit të ndjerë i cili u nda nga jeta në vitin 1996, ka fituar betejën disa vjeçare ligjore me shtëpinë diskografike “Entertainment One” me të cilin Tupac kishte një kontratë.

Krahas shumës së madhe të parave që kjo kompani i detyrohej familjarëve të tij, një pjesë e të cilave do të shkojnë për bamirësi, ishin edhe dhjetra projekte muzikore me të cilat mund të krijohen 2 apo 3 albume.

Këto prurje janë krejtësisht të panjohura për publikun dhe fansat e 2Pac, por motra e tij premton se do të publikohen shumë shpejt. Në faqjen zyrtare të Instagram-it të tij, që menaxhohet nga familjarët, është publikuar një foto e të ndjerit me mbishkrimin “1998”.

Duket se një album i ri me hite që priten të kenë një sukses të jashtëzakonshëm, do të publikohet ditën e shtunë në uebsaitin zyrtar të Shakur.

Në postim nuk kishte detaje të tjera sa i përket këtij albumi misterioz por viti mendohet se i përket 20-vjetorit të disa nga hitet të tij më të famshme. Një pjesë të parave të “1998” priten të shkojnë për bamirësi, të paktën kështu premton motra e tij.