Showbiz

Fansat dyshojnë se Angela Martini është ndarë nga bashkëshorti

Së fundmi në rrjetet sociale aludohet se modelja e famshme shqiptare Angela Martini është ndarë nga bashkëshorti i saj rumun, Dragos Savulescu.

Ajo gjithmonë është shfaqur e hapur me fansat në rrjetet sociale duke ndarë me ta momentet më të bukura të jetës së saj e më së tepërmi bashkëshortin dhe festat mes tyre.

Fansat e modeles janë të mendimit se ajo dhe aktori i njohur nuk janë më bashkë kjo pasi Angela nuk flet më për të nëpër intervista, nuk e shfaq më në rrjetet sociale madje Dragos ka mbyllur papritur edhe llogarinë e tij të Instagramit.

Mediat e huaja i janë drejtuar Angelës për komente por deri tani ajo ka vendosur të heshtë.