Showbiz

Fansat irritohen me Gashin pas festivalit “Sunny Hill”, “Mos u kthe më në Kosovë”

Festivali i shumëpritur “Sunny Hill” mbylli vitin e tij të dytë pas shfaqjeve më datë 2,3 dhe 4 gusht.

Me performanca nga artistë me famë botërore por edhe ata shqiptarë, dyshja që padyshim kishin vëmendjen e të gjithëve ishin sigurisht Dua Lipa dhe reperi me origjinë shqiptare Gashi.

Dyshja janë argëtuar pa fund gjatë festivalit dhe këtë e kemi parë nga postimet e shumta të tyre në rrjetet sociale.

Megjithatë një incident i vogël ka shkaktuar shumë debate online. Gashi është hedhur në turmë ashtu siç ndodh shumë shpesh në festivale por gjatë këtij momenti ka humbur varësen e tij.

Ai nisi t’i bërtasë menjëherë njerëzve pranë që t’i kthejnë varësen kushdo që mund t’ja ketë vjedhur nga qafa. Reperi ka ofenduar njerëzit përreth dhe ky moment nuk është pritur mirë nga fansat e tij.

Shumë persona i kanë shprehur irritimin e tyre në Twitter duke i kërkuar Gashit që të mos kthehet më në Kosovë nëse vendos të sillet në mënyrë të pasjellshme me fansat.

“E rigjeta, nuk më besohet që ju prisnit që unë të isha i qetë pas kësaj ngjarjeje, më shokuat” ,-u përgjigj artisiti në Twitter.