Celebrities Gossip Showbiz

“Festoni natën e fundit të…”, çfarë ndodhi mbrëmë në “BBV3”?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Teksa Romeo dhe Heidi mendojnë se janë në një televotim ‘kokë më kokë’ për t’u eleminuar nga shtëpia nata e djeshme ka qenë shumë e vështirë pasi mendojnë se është nata e fundit në shtëpi bashkë. Jo vetëm ata por të gjithë banorët e tjerë përvec Eglës. Teksa Juli, Egla dhe Graciano po qëndronin bashkë, Erjola i ka ofruar Gracianos një gotë verë por ai e ka refuzuar. Ama nuk mund të mos kishte një ndërhyrje nga Juli, i cili i shprehet që të pi dhe të festojë natën e fundit të Heidit në “BBV3”.

Juli: Shko pi verë njëherë, festoni natën e fundit të Heidit këtu.