Celebrities Live From Tirana

“Fitoren e shikoj mes Donaldit dhe Ilirit”/Ekskluvizisht për TAR, Tea Zhuli rrëfen si e sheh ajo “BBV”!

Sot, e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ishte Tea Zhuli, ish-konkurrente e “Big Brother Albania 8”, për të na folur në lidhje me “Big Brother Albania VIP”. Çfarë note do t’i vendoste Tea edicionit ku ka qenë vetë pjesë?

I vendos notën 8-të. Ka qenë një “Big Brother” i fuqishëm. Kam pyetur shumë sepse kam qenë kurioze. Madje tani kam folur me një ish-fansen time dhe e kam pyetur: “A jemi ndjekur edhe ne kaq shumë?” Po, tha, por në atë kohë ka qenë Facebook-u jo Instagram-i.

Cilët janë të preferuarit e Teas? Ajo tregon se:

Nga të preferuarit e mi, si fillim kam Donaldin. Besoj që është një djalë i fortë, nuk ja hedh poshtë lojën sepse gabimi që bëjmë ne si njerëz që kur dikush bën gabim, hedhim çdo gjë që ai ka bërë. Ai ka bërë një lojë të bukur me Ilirin, që është përballur dhe mënyra sesi ka bërë lojë më ka pëlqyer. Mendoj që është i sinqertë, por ne nuk dimë se çfarë ka kaluar Donaldi me Borën. Nuk dimë çfarë lidhje kanë pasur ata të dy. Ai mund të ketë qenë i vrarë, mund të ketë qenë ai që ka duruar në atë lidhje dhe mbas 6 muajsh që u takuan ndjenjat mund të rikthehen pak dhe ndodhi ajo lëkundja dhe puthja mes tyre. Nga të dy ishte një lloj sforcimi, dëgjoheshin zërat e njerëzve që thonin: “Puthe”. Nuk është se nuk e kam qejf Beatrix por në lojë nuk më pëlqen sepse është shumë e heshtur. Ajo nuk po luan fare dhe nga një anë më vjen keq se po ma heqin nga loja dhe Donaldin (qesh).

Si e mendon Tea faktin që kur je jashtë është më lehtë të gjykosh sesa kur je brenda në atë shtëpi?

Nga jashtë ti mendon që mund të bësh shumë gjëra. Vendos disa pika dhe kur futesh brenda nuk ndodh asnjë gjë nga ato që ke menduar. Duke qenë ish-banore dhe duke ditur si flasin njerëzit, duhet ta kuptojnë që jo çdo gjë është ashtu siç e shohim ne jashtë. Brenda çdo gjë është intensive, emocionet janë shumë të forta dhe ka një rëndesë psikologjike.

Si i duket Teas, Arjola si konkurrente? Ajo thotë se:

Arjolën do e kisha hequr. Nuk kam gjë kundër Arjolës, por në fillim e shikoja shumë të fuqishme dhe prisja shumë nga ajo por avash-avash duke kaluar koha e humbi, ra në qetësi dhe flet gjithmonë për të njëjtat gjëra, është bërë e mërzitshme. Fitoren e shikoj mes Donaldit dhe Ilirit për momentin, sepse nuk  e dimë se çfarë do të ndodhë.

Çfarë mendimi ka Tea Zhuli për Sabianin? Ja se çfarë thotë ish-konkurrentja:

Më duket si një babaxhan, i mirë, pozitiv, të bën për të qeshur. Por gjthmonë më duket mbrapa Ilirit. Ndonjherë shkon kundër disa banorëve vetëm sepse ata janë kundër Ilirit.

Me kë nuk do të kishte marrëdhënie të mira brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” nëse do të ishte pjesë e saj? Tea Zhuli rrëfen se:

Me Antonelën, sepse është një lloj femre që nuk më pëlqen. Jam njeri që nuk i paragjykoj njerëzit nga ajo çfarë bëjnë por thjesht kam parë që është shumë acaruese, madje dhe zëri i saj më acaron. E nisi që në hyrjen e saj me debate.

Kush do të eleminohet këtë javë nga “Big Brother VIP” sipas Teas?

Antonela, sepse nuk e dua më brenda. Shpresoj që të dalë dhe pse publiku do e lejë sepse trazon pak ujërat.

Si ish-banore çfarë do të donte të mbante dhe çfarë do të ndryshonte nga ky edicion? Tea shprehet se:

Ky më pëlqen kështu siç është, me këto dramat. Në qoftë se nuk do të ndodhnin nuk do të përfshiheshim. Këto trazirat mes Donaldit, Borës dhe Beatrix dhe që nuk e dimë se çfarë po ndodh mes tyre. Iliri që është i qetë dhe i lumtur që Donaldi po gabon.