Showbiz

Flet për herë të parë trajneri i Mac Miller: “Ariana Grande ishte influencuesja më pozitive në jetën e tij”

Trajneri personal i reperit të ndjerë Mac Miller ka folur për herë të parë për “Ace Showbiz” rreth gjendjes së artistit para se të humbiste jetën.

Ai është shprehur se ende nuk e kupton përse Mac bëri një zgjedhje të tillë, të konsumonte doza të larta droge derisa ato t’i merrnin jetën. Harley Pasternak rrëfeu se Malcom nuk ka qenë në depresion, ai ishte një njeri shumë pozitiv, i dashuruar me jetën e tij, çdo ditë zgjohej i lumtur dhe me energji.

Trajneri shtoi se sa i përket Ariana Grande, ajo ishte influencuesja më pozitive në jetën e Mac Miller. Ajo kujdesej që ai të ishte i shëndetshëm dhe nuk e linte për asnjë moment vetëm.

Për të gjithë ata që akuzojnë këngëtaren për vdekjen e tij bëjnë mirë të ndalojnë pasi këto deklarata të trajnerit, zbërthejnë detaje rreth marrëdhënies së tyre që publiku nuk i dinte.