Celebrities Gossip Showbiz

Fotot e Khloe Kardashian “çmendin” rrjetin dhe ylli krahasohet me Marilyn Monroe!

Khloe Kardashian është krahasuar me Marilyn Monroe pasi ajo ndau foto të reja mahnitëse në rrjetet sociale. Ylli 37-vjeçar i tregoi ish-it Tristan Thompson atë që i mungonte në një sërë postimesh në Instagram, teksa ajo shfaqi figurën e saj me një fustan të ngushtë ngjyrë kafe.

Khloe dukej si Marilyn me fustanin me doreza të ngjashme, që dukeshin jashtëzakonisht të përafërta me pamjen tërësisht rozë të legjendës së ndjerë në filmin ikonik të vitit 1953 “Gentlemen Prefer Blondes”. Duke pozuar me një çantë me stampa leopardi, Khloe bëri një sërë pozash teksa shfaqte figurën e saj të hollë me fustanin Alex Perry.

Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” kishte flokët e saj bjonde në valëzime elegante rreth shpatullave dhe kishte një unazë të madhe diamanti në njërën nga duart e saj. Miqtë e famshëm të Khloe ishin gjithashtu të shpejtë për të komentuar se sa e nxehtë dukej ajo në fotosesion, me Vanessa Bryant që la një seri figurash me sytë e zemrës, ndërsa Malika Haqq la figurën me flakë në postim.

Khloe ndan vajzën 3-vjeçare True Thompson me ish të dashurin e saj basketbollist. Khloe dhe Tristan kanë patur ndarje dhe ribashkime, teksa ka patur shumë akuza për Tristan që ka qenë në lidhje të tjera paralele dhe nuk është treguar besnik ndaj Khloe.