Showbiz

Francezi përdorte fotot e Lorik Canës për të tërhequr vajzat, akuzohet për ngacmime seksuale

Një shtetas francez i quajtur David Gabrieli po përballet me akuza të rënda për mashtrim dhe ngacmime seksuale.

Prej vitesh jeton në Australi, personi në fjalë mashtronte vajzat nëpërmjet aplikacioneve të njohjes online. Ai u tregonte vajzave nga të cilat tërhiqej se punonte si doktor në Ambasadën zvicerane dhe u prezantohej atyre me fotot e Lorik Canës.

David ka patur një sërë takimesh me vajza të ndryshme gjatë periudhës gusht 2017- janar 2018. Megjithëse kishte disi ngjashmëri me yllin e futbollit shqiptar, vajzat e dallonin menjëherë diferencën.

Ka qenë njëra prej vajzave që ka njohur online e cila e ka denoncuar në polici këtë person pasi ky i fundit i bënte presion për të patur kontakt seksual.

Deri tani nuk ka asnjë reagim të Lorikut rreth kësaj ngjarjeje.