Celebrities Showbiz

U kritikua ashpër për veprimin e saj me flamurin serb, Lorik Cana mbështet këngëtaren Rita Ora! 

Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave ditëve të fundit pas performancës së saj me flamurin serb. Këngëtarja shqiptare performoi në Hungari në Festivalin e Rinisë në Szeged. Gjatë performancës, fansat i hodhën asaj një flamur serb. Këngëtarja e ka marrë dhe madje e ka vënë në krah duke e nxjerrë në skenë. Ky gjest i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi është marrë si mosrespektim ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Përveç komenteve negative, ka pasur dhe personazhe që i kanë dalur në mbrojtje. Një ndër ta ishte dhe ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Ai ka postuar një foto ku shfaqet këngëtarja Rita Ora e vogël me veshje tradicionale shqiptare, për të treguar se ajo e do atdheun e saj dhe është krenare që është shqiptare.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka folur së fundmi për planet për të krijuar familje bashkë me partnerin e saj, regjisorin e njohur Taika Waititi. Kujtojmë se ata në fillim të këtij muaji, festuan përvjetorin e parë të martesës së tyre. Ora ka folur hapur për planet e ardhshme për fëmijë, teksa ajo pranoi se shpreson të krijojë një familje shumë shpejt.

Në një intervistë, Rita zbuloi se ishte ajo që i propozoi bashkëshortit të saj. Ceremonia e tyre ishte e veçantë dhe krijuesja e hiteve të shumta muzikore zgjodhi tre fustane të ndryshme. Dyshja e famshme janë bashkë prej disa vitesh dhe janë shumë të lumtur së bashku.