Showbiz

Gashi është gati të lançojë një tjetër hit muzikor

Ai është një ndër reperat më të dashur shqiptar me famë ndërkombëtare hitet e të cilit kanë qenë pjesë edhe të klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare.

Bëhet fjalë për Gashin i cili së fundmi po lançon projekt pas projekti. Fillimisht këngëtari publikoi bashkëpunimin muzikor me Maxx Owa, “Yesterday” që u prit mjaft mirë nga fansat e tyre ndërsa tani është gati të lançojë një prurje të re.

“Mr. Ferrari” quhet kënga më e re e reperit të cilën ai ka paralajmëruar se do të publikohet këtë mesnatë në të gjitha platformat e muzikës.