Showbiz

Gashi publikon bashkëpunimin e shumëpritur me Sting

Në një intervistë të dhënë pak javë më parë për “GQ”, reperi me origjinë shqiptare Gashi i tregoi të gjithëve projektin muzikor të ëndrrave.

Ai u shpreh se dëshira e tij më e madhe ishte të kishte një bashkëpunim me legjendën e muzikës, Sting. Sigurisht, duke njohur vendosshmërinë e Gashit, shumë shpejt ai arriti ta bëjë këtë ëndërr realitet.

Pak orë më parë artisti me famë ndërkombëtare ka publikuar bashkëpunimin muzikor me Sting, të quajtur “Mama”.

Gashi theksoi se kjo këngë u krijua gjatë pandemisë së Covid-19 kur e gjithë bota ishte e izoluar. Prurja është pjesë e albumit të ri të këngëtarit, “1985”.