Showbiz

Gashi publikon bashkëpunimin me G-Eazy, ja simboli shqiptar që po komentohet pa fund

Ai është një ndër reperat shqiptar që po na bën të gjithëve krenarë. Gashi i cili ka një karrierë ndërkombëtare po lançon hit pas hiti dhe ky i fundit është pritur mjaft mirë nga publiku.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin më të ri të tij me G-Eazy i quajtur “My Year”.

Ajo çfarë menjëherë është vënë re në klipin e kësaj kënge është shqiponja me dy krena e cila shfaqet menjëherë pasi Gashi këndon fjalët “e bëra për vendin tim”.

Ky simbol është komentuar pa fund në media ku shkruhet se artisti asnjëherë nuk i harron rrënjët e tij e sakaq fansat shqiptarë janë ndjerë më krenarë se kurrë.

Kujtojmë se Gashi ka gjithashtu edhe një bashkëpunim me Ledri Vulën me këngën “That’s mine”, një projekt muzikor që menjëherë pas publikimit është bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare.