Showbiz

Gashi rrëfen problemin kryesor me prindërit e tij shqiptar

Ai është një ndër reperat më të talentuar me origjinë shqiptare në SHBA i cili nuk i ka harruar për asnjë moment rrënjët e tij.

Thuajse në të gjitha këngët e Gashit përmendet fakti që është shqiptar dhe sesa shumë e do vendin e tij. Me anë të një fotoje të postuar në rrjetin social Instagram, ai na ka rrëfyer për një problem që e kanë gati të gjithë prindërit shqiptar.

“Fytyra ime kur prindërit e mi shqiptar më detyrojnë të flas në telefon me të tjerë pjesëtarë të familjes” ,-shkruan ai me nota humori megjithëse pjesërisht është diçka e vërtetë.

Së fundmi Gashi po korr një sukses të jashtëzakonshëm me projektin e tij më të ri muzikor “That’s Mine” në bashkëpunim me Ledri Vulën, një prurje e cila menjëherë është bërë pjesë e “The Top List” dhe vazhdon të pëlqehet nga fansat.