Showbiz

Gerard Bultler një aventurier i vërtetë, tregon për vendet e frikshme ku ka kryer marrëdhënie seksuale

Aktori i famshëm Gerard Butler duket se ka një jetë seksuale të shfrenuar të paktën kështu është shprehur gjatë një interviste.

I ftuar në emisionin e Andy Cohen, “Whatch What Happens” ai është detyruar t’i përgjigjet disa pyetjeve ngacmuese të fansave nga të cilat është për t’u çuditur fakti që ai nuk u tremb aspak.

Një djalë nga publiku e ka pyetur se cilat janë dy vendet më të çuditshme ku ka kryer marrëdhënie seksuale dhe aktori i ka dhënë përgjigjet e tij me shumë krenari. 48-vjeçari ka treguar se ka bërë seks pranë një vatre vullkani dhe në majën e një akullnaje.

E gjithë salla është shkrirë së qeshuri duke menduar se ai po bënte shaka por këto përgjigje ishin mëse të vërteta. Eksperienca më e frikshme për të ishte ajo në akullnajë pasi Gerard ka treguar se thuajse griu nga i ftohti.