Showbiz

Gerard Butler rikthehet pas evakuimit nga zjarri në Kaliforni, gjen shtëpinë e tij të shkrumbuar

Aktori i famshëm Gerard Butler ka prekur zemrat e publikut me një video të postuar pak orë më parë në platformat sociale.

Teksa është rikthyer në Malibu pas evakumit nga zjarri i madh që i ka marrë jetën disa personave dhe ka shkatërruar qindra shtëpi. 48-vjeçari ka mbetur zemërthyer kur ka parë shtëpinë e tij të kthyer në hi, krejtësisht të djegur e të shkatërruar e nuk ka nguruar t’i shfaqë këto pamje për fansat e publikun.

Ai ka falenderuar forcat zjarrëfikëse për punën e tyre të madhe e të domosdoshme duke theksuar se ai nuk është i vetmi që ka humbur shtëpinë e tij, të njejtin fat kanë patur edhe njerëz të tjerë e personazhe si Miley Cyrus.