Celebrities Gossip Showbiz

Gigi është “truri” dhe Bella është “zemra” e familjes Hadid!

Supermodelja Gigi Hadid dha një intervistë së fundmi, ku zbuloi detaje lidhur me mënyrën si ajo dhe Zayn po përjetojnë prindërimin. Veç atyre që zbuloi lidhur për familjen që ka krijuar me këngëtarin, Gigi u shpreh edhe për motrën e saj, që është poashtu modele dhe bëhet fjalë për Bella Hadid.

Gigi përshkroi diskutimet që bëhen në darkat familjare të familjes Hadid. Ajo shpjegoi se vetë ka natyrë më praktike dhe të butë dhe secili pjesëtar ka një rol të caktuar në familje. Gigi u shpreh se roli i saj është i “trurit” të familjes dhe Bella ka atë të “zemrës”.

Kjo nuk do të thotë që Bella nuk ka tru apo unë nuk kam zemër, por gjatë debateve dhe diskutimeve, mamaja jonë na quan mua “trurin” dhe Bella “mendjen” e familjes. Vëllai im është gjys për gjys. Në një diskutim, Bella është shumë emocionale dhe e dhembshur, ndërkohë që unë jam atje duke bërë grafikë dhe duke folur shumë qetë. Mamaja ime është drejt e në temë, ndërsa babai është ai që tregon histori.

Duket se Gigi është më tepër e kujdesshme gjatë këtyrë diskutimeve. Ajo përpiqet të shprehë opionionin e saj, por në mënyrë më të moderuar. Ndërkohë, Bella është e ndjeshmja e familjes e cila gjithnjë është më gjaknxehtë, dhe më tepër ekspresive në ndjesitë e saj, qofshin ato pozitive apo negative.

Një tjetër ngjashmëri mes Gigi dhe Zayn, teksa duket se të dy ata dinë të jenë diplomatë e të shprehin mendimet e tyre në mënyrë që mos të lëndojnë askënd. Kujtojmë, se në këtë intervistë, Gigi u shpreh edhe për mënyrën si Zayn i përballon debatet familjare, ku tregoi se ai ia del mbanë të jetë dipolomat e të mbajë anën e nënës së saj.