Showbiz

Gjergj Kaçinari kundra bashkëpunimeve?

Këngëtari Gjergj Kaçinari ka qenë i ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up” ku ka folur për projektet e tij të reja muzikore.

Ndër të tjera ai u shpreh se është kundra bashkëpunimeve muzikore pasi asnjëherë nuk rezultojnë të suksesshme. Duke qenë se edhe vetë ka qenë pjesë e një grupi, mendon se gjithmonë del dikush që prish të gjithë projektin.

Sipas tij nëse je pjesë e një grupi nuk është aspak e rehatshme dhe kur ai ishte iniciatori i ndonjë projekti, ndonjë pjestar tjetër i grupit prishte planet ndërkohë që ai mbetej në fund.