Celebrities Gossip Showbiz

Hapi arkivat! Loredana kujton kohët me Mozzik dhe ne nuk dimë si ta komentojmë…

Mozzik dhe Loredana kanë një histori dashurie aq sa të çuditshme dhe dramatike, aq edhe shumë të bukur. Nuk harrohen fillimet kur dyshja publikonin këngët e para që merrnin miliona klikime dhe ata dukeshin të pandarë dhe të bërë për njëri-tjetrin. Por që kur nisën krisjet e para, asgjë nuk u kthye më si në fillim.

Pas ribashkimit, dy artistët paralajmëruan albumin “No Rich Parents” që i lumturoi të gjithë ndjekësit e dyshes. Megjithatë, duket se përveç albumit, Mozzik dhe Loredana nuk mundi t’i bashkojë gjë tjetër, pasi ata u ndanë sërish.

Megjithatë, siç tanimë jemi mësuar, dyshja po na jep shumë sinjale që na konfuzojnë çdo ditë e më shumë rreth marrëdhënies së tyre. Para pak ditësh,  kur albumi u publikua i gjithi, diçka na ngacmoi. Në këngët e tyre, gjithçka dukej shumë personale, duke përfshirë tekstet e këngëve dhe klipet.

Më pas, Mozzik dhe Loredana na habitën me veprimin e tyre. Në Gjermani, ‘cover-i’ i albumit të tyre “No Rich Parents” u vendos në ‘billboard’ dhe ish- çifti (apo çifti) e kanë shpërndarë të fotografuar nga i njëjti vend duke e publikuar në Instastory.

Sikur të mos mjaftonin këto, pak më parë Loredana ka hapur arkivat dhe ka rikthyer plot dy postime në llogarinë e saj në Instagram së bashku me reperin dhe nuk dimë më se çfarë të shtojmë, ndaj po jua lëmë ju në dorë komentin.

Gjërat mes dyshes janë ende të paqarta, megjithatë na mbetet të shijojmë albumin e ri, derisa dyshja të na tregojnë seç po ndodh në të vërtetë mes tyre.

Rikujtojmë se, vetë reperja, e cila me anë të një postimi ku u shfaq së bashku me Mozzik, duke zbuluar datën e lançimit të albumit të ri nga ish- çifti u shpreh me disa fjalë shumë të ndjera rreth ndarjes së tyre.

Loredana tregoi që dy artistët tanimë janë vetëm prindër të vajzës së tyre Hana-s dhe thjesht ruajnë kontaktet mes tyre.