Health & Beauty Lifestyle

Helmim apo virozë? Si të dalloni sinjalet që po iu jep stomaku juaj!

Në fillim të këtij viti, virozat e stomakut prekën mbi 9000 persona. Ky problem shëndetësor që në sloganin ditor mjekësor njihet si ‘gripi i stomakut’ shfaqet gjatë gjithë vitit, por duket se dimri favorizon ndjeshëm përhapjen e tij duke mos kursyer as të vegjël dhe as të rritur.

Simptomat e virozave të stomakut janë shumë të ngjashme me ato të helmimit nga ushqimi, por a futen ato në të njëjtën kategori? Ngjashmëria në simptoma kërkon që njerëzit të jenë më të vëmendshëm ndaj thirrjeve për ndihmë të organizmit të tyre.

Cilat janë simptomat e helmimit nga ushqimi?

Helmimi nga ushqimi do të thotë që organizmi po përpiqet të nxjerrë jashtë viruse, baktere ose substanca të dëmshme nga një ushqim që njeriu ka konsumuar. Ai shkaktohet nga viruset apo bakteret e mëposhtme: norovirusi që gjendet tek uji i ndotur, produktet e pagatuara dhe gocat e detit, salmonella, E-coli, që së bashku me salmonell-an merren nga mishrat, qumështi, e verdha e vezës, mishi, shpendët e të tjerë.

Helmimi nga ushqimi mund të ndodhë shumë lehtë dhe manifestohet me këto simptoma: të përziera, të vjella, diarre, dhimbje dhe shtrëngime të barkut, si dhe tmperaturë.

 Cilat janë simptomat e virozave të stomakut?

Së pari, është shumë e rëndësishme që të kuptohet që virozat e stomakut nuk janë njësoj me gripin. Ato sfaqen kur një virus shkakton një infeksion në stomak. Simptomat e virozave të stomakut sipas ekspertëve përfshijnë: të vjella, të përziera, diarre, dhimbje barku, dhimbje muskulare, dhimbje koke dhe temperaturë të lartë. Virozat e stomakut merren në momentin kur njeriu prek një ushqim a diçka tjetër të infektuar me një virus.