Botë e Çuditshme

Hoteli 1.6 miliardë dollarësh me një investim marramendës që nuk u shkel kurrë nga asnjë klient!

Një hotel i madh, i cili ka kushtuar 1.6 miliardë paund për t’u ndërtuar është plotësisht i zbrazët tre dekada e gjysmë pasi filloi puna për të. Në Korenë e Veriut është ndërtuar një hotel gjigant që ende nuk është hapur që kur filloi puna për të në vitin 1987.

Hoteli Ryugyong ngrihet nga qendra e Pyongyangin në një mënyrë befasuese. Struktura trekëndore duket sikur është e dalë nga një film fantastiko-shkencor. Sado mbresëlënës të jetë hoteli 330 metra i lartë, ai ka një të metë të madhe. Askush nuk ka qëndruar atje.

Sikur hoteli të ishte hapur në vitin 1989 siç ishte planifikuar, do të kishte qenë më i larti në botë. 3000 dhomat e planifikuara që janë ndërtuar aktualisht mbeten të pabanuara. Projekti u ndal në vitin 1992 kur Koreja e Veriut u zhyt në një krizë ekonomike nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Para 16 vitesh një kontraktor egjiptian vijoi ndërtimin. Shenja e fundit e ndonjë pune që po bëhej në ndërtesë ishte në vitin 2018, kur një ekran LED u vendos në pjesën e jashtme. Sot hoteli qëndron mbi Pyongyangin, duke shërbyer si një kujtesë e madhe e marrëzisë së projekteve të tilla të çuditshme, të ndërmarra kur shumë nga popullsia që mbështet ndërtimin e tij mezi po mbijetojnë.

Ndërtuesit filluan punën dhe hoteli në formë piramide u krijua si pjesë e horizontit të Phenianit. Godina i kalon 304 metra lartësi, me 105 kate është projektuar të ketë deri në 3000 dhoma dhe pesë restorante. Por pavarësisht se kushton afërsisht 700 milionë euro, puna ka ngecur gjatë viteve. Ajo arriti lartësinë e planifikuar në vitin 1992, por me Korenë e Veriut që po shkonte drejt një krize ekonomike, ndërtimi më pas u ndal, teksa një vinç është lënë i braktisur në krye të ndërtesës.