Botë e Çuditshme

Në këtë hotel njerëzit shkojnë kur janë të stresuar!

Në vend që të shkojnë në një hotel luksoz, koreanët shkojnë në burg kur janë në stres. Të paktën, kjo është ideja kryesore e hotelit “Prison Inside Me” i vendosur në Hongcheon, Koreja e Jugut, i cili duket si një burg. Njerëzit paguajnë rreth 80 euro në ditë për t’u privuar nga liria dhe për t’u mbyllur në një qeli. Në një dhomë të vogël prej 5 metrash katrorë, aq e vogël sa nuk ka vend për shtrat, mund të qëndroni 24 ose 48 orë.

Ju flini në një shtrojë në dysheme dhe e vetmja lehtësi që mund të shijoni është qasja e papenguar në tualet dhe lavaman. Dy herë në ditë do të merrni një vakt zakonisht pak qull me bazë tërshëre dhe oriz, ndera interesi juaj i vetëm do të jetë shikimi nga dritarja e vogël në dhomë.

Në këtë burg nuk mund të sillni celular, kompjuter apo ndonjë pajisje tjetër elektronike. Nuk mund të marrësh libër me vete. Qëllimi kryesor është të largoheni nga stresi i përditshëm dhe të kaloni kohë me veten tuaj. Të ftuarit më të shpeshtë të burgut “Prison Inside Me” janë studentët dhe punonjësit e kompanive të ndryshme, të cilët çdo ditë janë të ekspozuar ndaj një niveli të lartë stresi që e kanë të vështirë ta përballojnë. Ata gjejnë ngushëllim të përkohshëm në heshtje dhe izolim. Ky hotel është hapur nga avokati Kwon Jong-suk nga kompania “Happiness Factory” në Korenë e Jugut në vitin 2013.