Celebrities Gossip Showbiz

Hygerta Sako ‘risjell’ pozën ikonike të Sharon Stone dhe provokon ndjekësit…

Hygerta Sako është një nga prezantueset më të njohura pasi prej vitesh shfaqet në ekran duke moderuar emisione të cilat janë rreth sportit e më shumë futbollit. Prezantuesja edhe pse mbi të 40-tat e saj mrekullon me hiret e saj të cilat nuk ngurron t’i reklamojë në daljet e saj televizive. Pak më parë, bukuroshja ka publikuar disa fotografi ku shfaqet me një fustan ‘mini’ që duket se nuk ka qenë dhe aq komod, pasi në një nga fotot duket se Hygerta ka provokuar pak si shumë duke u shfaqur tepër provokuese.

Nëse bëjmë një retrospektivë në filmin “Basic Instict” ku ka luajtur aktorja e mirënjohur Sharon Stone, mbase skena e famshme ku ajo kryqëzon këmbët do t’ju duket familjare me foton e Hygertës.

Para pak ditësh, e ftuar në të premten sportive në “Paso”, Hygerta u shpreh mbi mungesën e etikës dhe komunikimit duke treguar se ky në fakt është një problem i vendit tonë.

Unë kam përshtypjen që është difekt i joni. Periudha e tranzicionit në çdo aspekt të jetës që duket se nuk po përfundon, reflektohet edhe në sport. Një nga “bulëzat” e vetme që mund të marr shembull se është zbatuar etika është kur tifozët e Vllaznisë duartrokitën për fitoren e skuadrës kundërshtare.

Problematika më e madhe që sipas Hygertës është “një gjë shumë e shëmtuar” është ndërhyrja e politikës në sport.

Kur futet politika dhe ndahen ekipet në komuniste dhe fashiste është gjë shumë e shëmtuar. Tifozi duhet ta dojë skuadrën për fanellën, jo politikën.