A Live Night Celebrities Gossip Music Showbiz

“I thashë vetes nuk do dal më në skenë”, momenti më i vështirë i Elhaidës nga refuzimi i parë!

Elhaida Dani mbetet një nga artistet më të talentuara dhe të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, që dita-ditës na bën edhe më shumë krenarë me arritjet e saj. Sukseset e saj tashmë janë kthyer në ndërkombëtare dhe Elhaida po vazhdon të ngjitet me hapa galopantë në karrierën e saj. Puna e saj flet vetë për të, duke hasur në suksesshme të njëpasnjëshme edhe në skenat e huaja.

Teksa, intervistat e saj janë shumë të rralla, përpos sukseseve të saj që të gjithë tanimë i dimë, ndjekësit nuk e njohin artisten pak më shumë. Por, kur ka qenë momenti që artistja është refuzuar për herë të parë në audicione dhe e përjetoi shumë keq, por sërish kjo histori nuk e dorëzoi.

Në momentin që vendos të marr pjesë në audicionet e ‘Ethet e së premtes mbrëma’, e kaloj fazën e parë. Aty ndizet më në fund brenda meje zjarri. Familja fillon të më marrë seriozisht, qenka diçka e mirëfilltë, fillojnë ta pranojnë dhe të tjerët. Pastaj erdha në Tiranë për fazën e dytë të audicioneve dhe këndoj një këngë të Whitney Houston ‘I have nothing’. Nuk dija asgjë, gjithçka ishte emocionale, e pastudiuar. Mbaj mend që dridhesha në skenë. Nuk kalova dhe mbaj mend ishim në makinë me mamin dhe me babin kur e mora vesh dhe kam qarë nga Tirana deri në Shkodër. I thashë unë më kurrë nuk dal në skenë, më kurrë nuk do këndoj. E kisha ndarë mendjen që nuk do këndoja, por pas shumë pak ditesh ndodhi që në qytet, në Shkodër erdhi stafi i ‘Star Academy’. Ishte babi që insistoi dhe pjesa tjetër histori. Mora sigurinë që, okej mund të jem këngëtare sepse audicioni shkoi shumë mirë, i dyti akoma më mirë. Pashë veten në televizion javë pas jave, derisa u shpalla fituese.