Showbiz

Ilda Bejleri reagon ndaj ofendimit të Mustafa Nanos

Ditë më parë në emisionin e tij, Mustafa Nano bëri një koment të ashpër dhe ofendues ndaj dy moderatoreve të “Digitalb”, Ilda Bejleri dhe Bora Zemani.

Gjatë argumenteve të tij, Nano u shpreh se veshjet e vajzave ishin krejtësisht të papërshtatshme për ekran, ato dukeshin vulgare dhe fyese duke mos u përqendruar aspak në talentin dhe profesionalizmin e tyre si gazetare.

Më pas, përreth 2 minuta ai përshkroi pamjen e vajzave duke e bërë komentin e tij akoma më ofendues. Teksa Bora ka vendosur t’a injorojë këtë ngjarje, ilda Bejleri nga ana tjetër ka reaguar duke dhënë mendimin e saj.

E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” për të folur rreth projektit të saj “Rikthimi i Dallëndysheve”, ajo është pyetur se çfarë mendon për komentet e Mustafa Nanos.

Me shumë qetësi dhe një qëndrim stoik, moderatorja është shprehur se këto komente nuk i krijuan asnjë ndjesi pasi Mustafa Nano nuk është as Chanel e as Karl Lagerfield. Ajo shtoi se fotot që ai përshkroi nuk përkonin me emisionin e asaj dite pasi janë realizuar 3 vite më parë.

“Janë disa gjëra që kur je pjesë e medias duhet t’i pranosh dhe t’i injorosh” -përfundoi ajo.