Celebrities

Ilir Shaqiri feston sot ditëlindjen, ju rikujtojmë disa nga momentet e tij më të bukura brenda shtëpisë së ‘BBV’!

“Big Brother VIP Albania” na ka dhuruar shumë emocione të forta. Lotët, të qeshurat, përqafimet dhe lidhjet e dashurisë nuk munguan gjatë këtij edicioni të parë të “BBV”.

Padiskutim dy ish-banorët më të diskutuar kanë qenë finalistët Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Të komentuar për karakterin e tyre, historitë, raportet me banorët e tjerë dhe emocionet e forta që përcollën, publiku i deshi shumë Ilirin dhe Donaldin e “BBV.” Megjithatë, fituesi ishte Ilir Shaqiri.

Kohët e fundit e kemi parë shpesh këtë të fundit nëpër intervista, si dhe ka qenë mjaft aktiv në rrjete sociale. Padyshim që fitorja e formatit të “BBV” ishte një arritje e madhe e tij. Së fundmi balerinin e kemi parë dhe si imazh të Digitalb ndaj nuk i ka munguar publikut shqiptar me daljet e tij.

Ditën e sotme, Iliri feston ditëlindjen e tij, balerini mbush plot 49 vjeç. Në këtë ditë kaq të veçantë për të ne u tregojmë disa nga momentet më të bukura të tij gjatë qëndrimit në ‘BBV’. Ndër to përfshihen, pasioni i tij për kërcimin që nuk ngurroi ta tregoi brenda shtëpisë, takimi me të shoqen Emanuelën, përqafimi i famshëm me ‘rivalin’ e tij Donaldin, takimi përlotës me vajzën, kërcimi i paharrueshëm me të ëmën dhe në fund padyshim, momenti i fitores.