Showbiz

“Ishte pozitive për imazhin tim”, 50 Cent pranon pasurinë në Bitcoin

Ditë më parë u përfol në median e shkruar se reperi i famshëm 50 Cent kishte një pasuri të madhe në formën e monedhës elektronike Bitcoin.

Fillimisht 42-vjeçari i mohoi këto aludime ndërsa pak ditë më vonë i pranoi duke thënë se vite më parë një pasuri e kësaj forme ishte pozitive për imazhin e tij në industri pasi i jepte pushtet dhe vëmendje.

Muajin e kaluar mendohet se artisti arkëtoi 700 monedha Bitcon me vlerë rreth 7 apo 8 milionë dollarë si fitime nga albumi i tij i vitit 2014, të cilin e pagoi me këtë monedhë.

Kompania e cila mbledh fitimet për shitjet e albumeve, asokohe pranonte Bitcon si mënyrë pagese të cilat nëpërmjet një pale të tretë përktheheshin në dollarë. Në këtë mënyrë 50 Cent arriti të bëhej shumë i pasur brenda një kohe të shkurtër edhe pse nuk prodhonte muzikë aq sa kolegët e tjerë reperë.