Celebrities Gossip Showbiz

Ja cilët janë banorët që shkojnë në televotim këtë javë në “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Liam, Egla, Françeska, Erjola, Meritoni, Lidi, Jetmiri dhe Romeo janë banorët që shkojnë në televotim këtë javë. Publiku do të mund të votojë se kë do të shpëtojë, ndërsa të martën do të dalin në televotim dy më pak të votuarit dhe të shtunën e ardhshme do të dalë njëri prej tyre. Votat e marra deri të martën do t’u bashkohen atyre që do të merren deri të shtunën.