Celebrities Gossip Showbiz

Ja cilët janë të ftuarit specialë të kësaj jave në “Më lër të flas”!

“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, i cili moderohet nga Romeo dhe Donald Veshaj e këtë sezon të dytë deri më tani kanë pasur shumë sukses me puntatat e zhvilluara.  Faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram ka publikuar trailer-in e episodit të ri, duke na treguar kështu se kush do të jenë të ftuarit e kësaj të shtune.

Puntatën e nesërme do të jenë të ftuara, në pjesën e parë Sara Hoxha, e cila është partnerja e reperit të njohur, Ledri Vula dhe gjithashtu një nga konkurentet e spektaklit më të njohur të kërcimit, “Dancing with the Stars”. Në pjesën e dytë do të jetë e ftuar blogerja e njohur, Armina Mevlani, e cila është gjthashtu bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryerministrit, Sali Berisha. Kjo do të jetë një puntatë e veçantë, ku të dyja bukuroshet do të na zbulojnë më shumë rreth jetës së tyre private dhe atë profesionale.

Javën e kaluar në emisionin “Më lër të flas” ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, ku na ka treguar më shumë rreth  karrierës muzikore, jetës personale dhe sigurisht pjesëmarrjes në spektaklin “Dancing with the Stars”.  Në pjesën e dytë kanë qenë të ftuara aktoret, Eva Murati dhe Olta Beqiri, ku na kanë treguar më shumë gjëra të pazbuluara rreth tyre.