Aktualitet

Ja cili është shkaku i zjarrit që i mori jetën Arjan Salës…

Shkaku i zjarrit masiv pranë qendrës tregtare “Casa Italia”, ku fatkeqesisht 33-vjeçari Arjan Sala humbi jetën duke shpëtuar punëtorët është shkëndija elektrike e një neoni në qendër të magazinës është

Ekspertiza e ekspertëve zjarrfikës thotë se shkëndija elektrike është provokuar nga një neon në garazhin që ishte përshtatur të përdorej si magazinë. Për shkak të afërsisë me materiale lehtësisht të djegshme, zjarri brenda pak minutave ka marrë përmasa të mëdha. Ekspertiza i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, e cila ka marrë edhe një ekspert privat që pritet të saktësoj nëse kabujt elektrik të garazhit të përshtatur në magazinë kanë qenë ose jo të amortiozuar.

Shërbimet zjarrfikëse kanë gjobitur me 200 mijë lekë të reja administratorët e qendrës tregtare për mungesën e kushteve teknike në ambientet e magazinës. Sipas ligjit, kjo është vlera më e lartë e gjobës që mund të vihet në raste zjarresh.

Në zjarrin e 24 marsit, në katin e nëndheshëm të qendrës tregtare “Casa Italia” humbi jetën përgjegjësi i sigurisë, Arian Sala, i cili pasi shpëtoi kolegët nuk mundi vetë të dalë nga aty.

Trupi i pajetë i Salës u gjet pas shumë orë kërkimi, në një situatë të pazakontë të temperaturave që shkonin më shumë se 900 gradë.

Për shkak të aktit heroik që 33-vjeçari kreu, Kryeministri Edi Rama i dorëzoi familjes së tij pak ditë pas vdekjes titullin “Dëshmor i Atdheut”. Gjithashtu qeveria shqiptare ka vendosur këtë të hënë t’i akordojë një ndihmë financiare prej 1 milionë lekësh familjes së Arjan Salës.