Aktualitet

Qeveria: Gati ta shpallim Arjan Salën “Dëshmor i Atdheut”!

Zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka dhënë lajmin se Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori i Atdheut” “me porosi te Kryeministrit është gati për t’i dhënë titullin shtetasit heroik Arjan Sala por po pritet përfundimi i hetimeve”

Presim përfundimin e shpejtë të ekspertizës ligjore dhe propozimin e Prefektit të Tiranes për të marrë vendim të menjëhershëm. Humbja e jetës se Arjan Salës, perverse na shkakton dhimbje te papërshkrueshme si për një bir e vëlla, nga ana tjetër dëshmon se Shqipëria që ka djem heronj si Arjani që sakrifikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetët e te tjerëve, do të bëhet! Janë gjallë bilbilenjtë

Sot në mengjes u gjet dhe u nxorrë i pajetë trupi i 32-vjeçarit Arjan Sala i cili mbeti i bllokuar pas zjarrit që ra në një magazinë tek Casa Italia. Prej disa ditësh po kryheshin kërkime intensive të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e policisë.

Referuar dëshmisë së familjarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, e vetë është futur për të shuar zjarrin, por fatkeqësisht nga aty nuk ka mundur që të dalë. Magazina ishte në bodrumin e qendrës tregtare dhe shërbente si vendgrumbullim materialesh që shiteshin në dyqanin lart.

Sot rreth orës 14 Arjan Sala do të përcillet për në banesën e fundit.