Celebrities Gossip Showbiz

Ja kush ishin shoqërueset e Arbana Osmanit në dasmën e saj!

Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë këtë të shtunë, më 17 qershor, në Toskanë-Itali. Premtimet dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë.

Nga dasma e tyre shumë pak detaje u zbuluan, pasi edhe pse Arbana dhe Eduarti nuk postuan asgjë edhe të ftuarve nuk u lejohej të postinin asgjë në lidhje me dasmën. E së fundmi kemi zbuluar se cilat ishin shoqërueset e Arbanës e bëhet fjalë për gazetaret Petrina Gorica, Kristina Mere dhe Lorina Mixha. Në mesin e tyre është dhe kunata e Arbanës, gruaja e vëllait të Eduartit, e cila është në pritje të ëmbël.

Gazetari Andi Vrapi i ftuar në “Shqipëria Live”, ka treguar disa detaje të reja në lidhje me dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj. Ai tha se këngëtari Flor Mumajesi iu kishte dedikuar një këngë çiftit, ndërsa në lidhje me shpenzimet e të ftuarve për fluturimin dhe qëndrimin në Toskanë janë kujdestur vetë çifti.