Celebrities Showbiz

Ja se kush e shoqëron Georgina Rodriguez në takimin e saj me mjekun për të parë binjakët!

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez zbuloi muajin e kaluar se është shtatzënë me binjakë. Së fundmi bukuroshja është shoqëruar nga katër fëmijët dhe Cristiano Ronaldo-n teksa shkojnë për të bërë ekon gjinekologjike, ndërsa çifti përgatitet për ardhjen në jetë të binjakëve të tyre.

27-vjeçarja ndau ditën e djeshme në profilin e saj në Instagram një foto të ëmbël nga një takim me gjinekologun së bashku me katër fëmijët e saj dhe të Cristiano-s. Georgina dukej rrezatuese teksa vështronte kamerën gjatë ekos dhe fëmijët e tyre shfaqeshin të lumtur. Krahas fotos ajo shkruan:

Pres me padurim!

Fansat komentuan duke treguan mbështetjen dhe dashurinë e tyre për lajmin e lumtur. Futbollisti i njohur ka katër fëmijë, Cr Junior, binjakët Eva dhe Mateo dhe një vajzë me partneren e tij Georgina, Alana.

Lajmin e ëmbël se presin binjakë e ka dhënë vetë futbollisti portugez me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram, me një foto së bashku me partneren e tij dhe ekot e bebeve, i cili shkruan:

Jemi shumë të lumtur që t’ju lajmërojmë që po presim binjakë. Zemrat tona janë të mbushura plot me dashuri, mezi po presim t’i njohim.

Bukuroshja argjentinase ndau të njëjtat imazhe dhe mbishkrime në profilin e saj. Pak minuta pasi Cristiano Ronaldo ndau lajmin, nëna e tij Dolores Aveiro shkroi:

Shpresoj që nipërit e mi të lindin të shëndetshëm. Kjo është ajo që ka më shumë rëndësi.

66-vjeçarja, postoi ekografitë e binjakëve në InstaStory në të njëjtën kohë së bashku me një emoji duartrokitjeje. Motra e madhe e Georgina, Ivana, e cila konfirmoi në korrik se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin e saj piktorin dhe skulptorin Carlos Garcia, gjithashtu uroi futbollistin dhe partneren e tij.

Rikujtojmë se, modelja e njohur, Georgina Rodriguez së fundmi ka tërhequr vëmendjen e mediave duke shfaqur një anë tjetër të saj. Bukuroshja pozoi me një vello të bardhë dhe e grimuar fare thjeshtë për revistën franceze “L’Officiel”.

Gjithashtu, Georgina Rodriguez ka pranuar se ajo ka mbetur e shokuar nga dhurata e fundit nga i dashurit i saj, futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo. Ai i ka bërë një dhuratë me një vlerë prej 150,000 dollarësh. Bukuroshja 27-vjeçare zgjodhi që ta ndante këtë lajm të bukur me fansat e saj nëpërmjet rrjetit të saj social Instagram.