Showbiz

Ja si Tom Hanks u shndërrua në babain më të preferuar në amerikanëve

Ndër vite Tom Hanks është shndërruar në babain e preferuar të amerikanëve me rolet e tij ikonike në “Forrest Gump”, “Cast Away”, “Toy Story” etij.

Së fundmi ai është bërë kryefjala e medias rozë duke i dhënë publikisht një këshillë, një babai i cili e kishte pyetur se si të forconte marrëdhënien me fëmijën e tij.

Ai i shkroi një letër biznesmenit Zack Teperman duke i treguar detajet kyçe se si mund të fitojë besimin e fëmijës së tij.

Që nga lojrat, tek mënyra se si i buzëqesh dhe mbi të gjitha tek mënyra se si i shtrëngon dorën dhe bën ‘qepalla’ me të.

63-vjeçari theksoi në letrën e tij, tashmë të bërë publike që është shumë e thjeshtë të krijosh afrimitet me fëmijët dhe i gjithë sekreti qëndron tek gjestet e vogla.