Showbiz

Janet Jackson performon në nder të Michael dhe Joe Jackson

Këngëtarja dhe aktorja e famshme Janet Jackson është emocionuar pa masë pasi u ka dhuruar tribut vëllait dhe babait të saj të ndjerë.

Ajo ka performuar një sërë këngësh për nder të Michael dhe Joe Jackson më 29 shtator në festivalin “Global Citizen”.

52-vjeçarja u ngjit në skenë pak minuta pas Coldplay dhe Chris Martin ndërkohë që i’a hodhi me sukses edhe një incidenti në skenë. Gjatë performancave të saj, Janet herë pas herë shikonte lart në qiell duke thënë nën zë sesa shumë i mungon i vëllai Michael dhe babai Joe ndërkohë që ky detaj gjithashtu ka emocionuar pa fund edhe publikun e pranishëm.