Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm bashkëshortja e tij, Camilla është edhe një ‘psikologe’ shumë e mirë për Mbretin Charles III!

Mbretëresha Camilla, e cila u kurorëzua me bashkëshortin e saj në ceremoninë zyrtare të mbajtur në maj 2023, ka qenë gjithmonë në krah të Mbretit Charles III dhe e ka mbështetur atë pa u vënë re. Camilla ka gjetur mënyrën e saj për të menaxhuar shpërthimet dhe reagimet e përgjithshme të monarkut të ri të Anglisë. Sipas burimeve pranë familjes mbretërore, Camilla ka një mënyrë unike për të qetësuar Mbretin Karli III kur ai del jashtë kontrollit.

Ekspertja mbretërore Jennie Bond tha për revistën OK! se:

Unë mendoj se kjo ka qenë gjithmonë një nga pikat e saj më të forta. Ajo thjesht di se si ta trajtojë atë. Kur ai është në nerva, qasja e saj është më shumë që të qëndrojë prapa, ta lërë të shpërthejë dhe pastaj të vazhdojë t’i flas. Ajo është ndoshta i vetmi person që guxon të flasë me të kur ai është i mërzitur dhe ai nuk ka gjasa t’i bërtasë asaj.

Kurorëzimi i Mbretit Charles u ndoq nga 18 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave britanike, ceremonia për kurorëzimin u transmetua njëkohësisht në një sërë kanalesh midis orës 11:00 dhe 13:00. Shikimet arritën kulmin në 20.4 milionë. Shifrat janë më të vogla pasi mesatarisht 26.5 milionë shikues ndoqën funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Ndërkaq, mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla po përgatiten për një kurorëzim të dytë këtë verë, me një ceremoni të planifikuar në Skoci dhe nderime që do t’u bëhen atyre. Ata do të jenë në Skoci në javën e parë të korrikut dhe monarku do të mbajë një Garden Party në Edinburg, si dhe do të jetë në evente të tjera.