Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm me Ronelën, Shqipëria ‘ka dorë’ edhe në një vend tjetër pjesëmarrës në Eurovision!

“Sekret”, kënga fituese në Festivalin e 60-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Eurovizionit, është kthyer në një himn të këtyre ditëve. Ronela Hajati ka vendosur një rekord përfaqësimi në klasifikimin e Shkurtit në Eurovizion duke ngritur pritshmëritë në eventin që do të mbahet mes 10 dhe 14 Majit në Torino të Italisë.

Por, Shqipëria ose më saktë artistët tanë që na bëjnë kaq shumë krenarë dita- ditës kanë dhënë nga ‘magjia’ e tyre edhe një vendi tjetër pjesëmarrës në Eurovision. Bëhet fjalë për Ylli Limanin dhe Fifin që kanë krijuar këngën që do të përfaqësojë Qipron në “Eurovision 2022”.

Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtari, Ylli me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Unë dhe Fifi krijuam melodinë për këngën e Qipros në ‘Eurovision 2022’, përkrah shumë emrave të mëdhenj të muzikës europiane. Fatjon Miftari e ka bërë producimin. Me fat që kam qenë pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm.

Dy të panjohur që takohen rastësisht, përjetojnë një eksperiencë jashtë-kësaj-bote, të historisë së tyre sekrete të dashurisë shekuj më parë!

Forca e dashurisë është e vetmja që mund të ndryshojë njeriun dhe shoqërine e për pasojë të ardhmen e saj. Paralelisht me historinë e dy të rinjve zhvillohet në mënyrë metaforike një thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë sonë natyrore, përfaqësuar nga lumi i “Vjosës”.

Sekretet tona më të kyçura zgjohen krejt rastësisht nga një episod i zakonshëm, i cili i lë vend zhvillimeve epike që skaliten si në gur, në zemrat tona.

Nën drejtimin e Ledion Liço dhe Rezart Gurashi, video epike e artistes shumë të dashur do të jetë në kanalin e You Tube të Eurovizionit, aty ku artistja ka korrur sukses si asnjë përfaqësues i Shqipërisë përpara saj.

Protagonist i videos është edhe aktori i mirënjohur i teatrit, filmave dhe serialeve si edhe prezantues televiziv – Florian Agalliu.