Celebrities Gossip Showbiz

Jo vetëm që ka tradhtuar disa herë, por ish- banori i ‘BBV’ rrëfen të preferuarën e tij nga ish-banoret!

Të gjithë ishim gjithë sy e veshë mbrëmjen e 18 Shkurtit në natën finale të “Big Brother VIP”. Një mbrëmje shumë e veçantë dhe plot emocione. Mund të themi me plot kuptimin e fjalës se ishte një mbrëmje maratonë. Pas afërsisht 6 orëve në transmetim direkt u shpall edhe fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Mes Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri fitues u shpall ky i fundit. E pas përfundimit të këtij programi kaq gjigant, ish- yjet e programit sërish vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Së fundmi ka qenë Valon Shehu, një nga banorët që edhe pse qëndroi për shumë pak brenda shtëpisë tërhoqi mjaft vëmendje dhe njësoj ka bërë në një intervistë të bërë për Prive.

Teksa është pyetur nëse ka tradhtuar ai ka rrëfyer se e ka bërë shumë herë dhe gjithashtu ka zbuluar të preferuarën e tij nga vajzat e ‘BBV’.

Ti sa herë ke tradhtuar?

Valon Shehu: Disa herë

Kur do martohesh?

Valon Shehu: Së shpejti

Cila prej banoreve të BBV ishte më e mira?

Valon Shehu: Beniada

Për këtë të fundit, që në prezantimin e tij, ai tregoi se i pëlqen fiziku i Beniadës e dhe gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë nuk munguan flirtimet me të.

Së fundmi, Valoni gjithashtu ka folur për mikrofonin e TAR duke rrëfyer gjithë eksperiencën e tij në ‘Big Brother VIP’ gjatë mbrëmjes së famshme të afterparty-t të gjithë ish- yjeve dhe produksionit.