Showbiz

Jonida Maliqi i rikthehet muzikës me “N’Errësirë”

E kishim harruar sesa e talentuar dhe vokal të ëmbël ka Jonida Maliqi e cila prej vitesh i ka munguar tregut muzikor me projekte të reja.

Prej një kohe të gjatë e kemi parë Jonidën të përfshirë vetëm në botën e modës dhe të make-up-it por tashmë ajo u rikthye sërish dhe për këtë jemi shumë të lumtur.

Javë më parë këngëtarja lajmëroi se do të vinte me një prurje të re e cila ka një tematikë shumë personale për të, atë të dhembjes së dashurisë.

Ditën e sotme Jonida Maliqi publikoi edhe klipin në të cilin shfaqet e kuruar deri në detaje e ku ajo na ka shfaqur anën e saj të ndjeshme të cilën nuk jemi mësuar ta shohim shpesh.

“N’Errësirë” nxjerr në pah një pjesë të shpirtit të saj nga qielli i 7-të, këtë gjë na e siguron vetë Jonida.