Lifestyle Music

Për pak frymëzim që të jeni si një ‘bletë punëtore’, këngët më të mira që mund t’i dëgjoni kur bëni punët e shtëpisë!

E ftuar më herët në “Live From Tirana”, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi na zbuloi me disa nga  këngët e saj të preferuara dhe ato që i kishin lënë më shumë gjurmë në jetën e saj. Njëra specifikisht na tërhoqi më shumë vëmendjen. Kënga që Jonida dëshiron të luhet në funeralin e saj, teksa miqtë konsumojnë shampanjë…

Por, le të mos merremi më me një temë që mbase disave mund t’ju duket pak dëshpëruese, siç është funerali dhe vdekja. Le të merremi pak më shumë tani me punët e shtëpisë. Po, e dimë që nuk i bëjmë me qejfin më të madh të mundshëm, por le ta pranojmë se janë detyra të përditshme që na zënë një hapësirë të konsiderueshme kohe dhe energjie.

Megjithatë, ka një zgjidhje që punët e shtëpisë të mos jenë një ‘kokëçarje’ e vërtetë. Dikur kam lexuar se në qëndra tregtare vihen qëllimisht në sfond këngë dhe muzikë, teksa sipas studimit, ti motivohesh më shumë për të bërë blerje. Pra, nuk quhen më kot blerje impulsive.

Dhe meqë jemi këtu, Jonida, na tregoi dhe një këngë të sajën të preferuar dhe historinë që fshihet pas saj. Teksa menjëherë na shkoi syri tek fjala ‘punë shtëpie’. Jonida u shpreh për këngën “Viva Forever” nga Spice Girls, kështu:

Kjo këngë i përket pjesës më të bukur të jetës sime. Kjo këngë është publikuar në periudhën kur kam qenë adoleshente dhe atëherë motra ime studionte në Moskë. Ajo rikthehej vetëm në dy muajt e verës dhe sa herë që vinte ne vendosinim këtë këngë. Atë kohë ka qenë koha e kasetave dhe e dëgjonim mbi 50 herë kur bënim edhe punët e shtëpisë. Periudha e verës ka qenë ndër momentet më të bukura të jetës sime dhe do doja shumë të kthehesha në atë kohë kur kemi qenë pa probleme, pa shqetësime. Është këngë e thjeshtë, por teksti ka një domethënie të veçantë dhe plot pozitivitet.

Bazuar tek kjo, cilat mund të jenë ato këngë që mund t’ju frymëzojnë të bëni më shumë punë shtëpi? Teksa po mendoheshim, gjetëm pikërisht ato të duhurat, të cilat besojeni ose ju, mund t’ju ndihmojnë të jeni një ‘bletë punëtore’ nëpër shtëpi dhe më e rëndësishmje, të mos e ndieni fare lodhjen.

Rosalía – Despechá

Pharrell Williams – Happy

Fedez, Tananai, Mara Sattei – La Dolce Vita

Capital T – Hera e fundit

Fred De Palma feat. Ana Mena – Una volta ancora

Rihanna ft. Drake – Work

DJ Khaled ft. Rihanna, Bryson Tiller – Wild Thoughts

Fifth Harmony ft. Ty Dolla $ign – Work from Home

Luis Fonsi ft. Daddy Yankee – Despacito

Santana ft. The Product G&B – Maria Maria